Pyetje:

Cila është dispozita e dallimit mes fëmijëve tuaj, duke e dalluar njërin kurse duke anashkaluar tjetrin?

***

Përgjigjja:

Nuk lejohet dallimi në mesin e fëmijeve tuaj. Haram është të bësh dallim mes fëmijeve tuaj, duke e dalluar njërin prej tjetrit si në blerje gjërash etj.

Sepse, Babai i Nu’manit shkoi tek Pejgamberi ﷺ dhe i tregon që ai bën dallime në mesin e fëmijeve të tij. Pejgamberi ﷺ e ndaloi një gjë të tillë dhe ndër tjerash i tha: “A ke dëshirë që ata të respektojnë njësoj ty pa dallime:
Ia ktheu:
“Po, o i Dërguar i Allahut.”
Pejgamberi ﷺ i tha:
“Atëherë pse bën dallime? Ke frikë Allahun dhe bën drejtësi mes fëmijeve tu.” [1]

Haram e ka babai të bëj dallime apo të favorizojë njërin fëmijë karshi tjetrit, obligohet të jetë i drejtë karshi tyre, duke mos e anashkaluar asnjërin apo duke mos dalluar asnjërin më shumë nga tjetri.

Shejh Abdullah el Humejdi
Përktheu: Suad Shabani

——————————-

[1] Buhariu 2650, Muslimi 1623