Pyetja:
Nëse urina e fëmijës së vogël bie në rrobë çfarë duhet të bëjmë?
***
Përgjigjja:
E vërteta në këtë çështje është se urina e djalit që ende ushqehet me qumësht është fëlliqësi e lehtë, për pastrimin nga urina e tij mjafton spërkatja, d.m.th. ta përshkojë me ujë tërë vendin e lagur me urinë, duke mos e fërkuar e as shtrydhur.
E kjo, për shkak se është vërtetuar nga Profeti ﷺ se njëherë ia kanë sjellë një djalë të vogël dhe e vendosi në prehërin e tij, e ai urinoi në prehër të Profetit ﷺ. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ kërkoi ujë dhe ia hodhi vendit të lagur me urinë, por nuk e lau (fërkoi). [1]
E sa i përket urinës së vajzës së vogël, duhet të lahet patjetër urina e saj, sepse esenca është se urina është papastërti dhe duhet patjetër të lahet. Por, për djalin e vogël, pamë se kishte përjashtim, sepse këtë e argumenton rasti i përmendur.
Shejh Uthejmini, “Kushtet e fesë”
—————————
[1] Buhariu dhe Muslimi