Pyetja:

Ku do të ishte kontributi më i madh i një njeriu të vullnetit të mirë?

***

Përgjigja
:

Së pari do të shkruaj disa fjalë për vlerën e kërkimit të diturisë:
1. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” (Zumer: 9)

2. Dhe thotë: “Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë
të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri.” (Muxhadele: 11)

3. Transmeton Ebu Darda (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se e ka dëgjuar
Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ai i cili merr rrugën për të kërkuar diturinë, Allahu i Madhëruar do t’ia lehtësojë atij rrugën për në xhenet. Gjithashtu, melaiket i shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e diturisë nga kënaqësia e veprës së tij. Me të vërtetë për dijetarin luten të gjithë ata që janë në qiej dhe tokë sa që edhe balena në ujë (lutet për të). Dobia e dijetarit për adhuruesit e Allahut është sikurse dobia e hënës mbi planetet tjera. Dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve. Pejgamberët nuk kanë trashëguar dinarë e as dërhemë (pare dhe pasuri) mirëpo ata kanë trashëguar diturinë. Ai i cili e merr (këtë dituri) nuk ka dyshim se ka pasur një fat të madh.” [1]

Kurse përzgjedhja e drejtimit varet nga vetë vullneti i personit se çka ka prirje dhe vullnet (për çështjet që janë të lejuara). Më shumë i shërben njeriu Islamit dhe muslimanëve nëse ai studion fenë islame, ku gjithmonë do të jetë në lidhje me fenë islame dhe gjithmonë do të jetë në shërbim të Islamit, mirëpo nuk duhet harruar se muslimanët kanë nevojë edhe për mjek të sinqertë dhe fetarë, duke mos i nënvlerësuar edhe fushat e tjera.

A do të thotë se fjalët tona për rëndësinë e diturisë islame nënvlerësojnë dituritë e tjera dhe duhet t’i lëmë anash dituritë e tjera? Natyrisht që jo, përkundrazi dituritë e tjera janë farz kifaje (obligim që nëse një grup njerëzish meren me atë çështje, bie obligimi i të tjerëve) për të cilat nëse populli musliman e lë anash, ka bërë mëkat.

Sa e sa kemi humbur duke mos pasur mjekë apo inxhinierë muslimanë të devotshëm dhe kanë ardhur jobesimtarët dhe armiqtë tanë në emër të mjekësisë, inxhinierisë, fizikës etj., dhe kështu kanë depërtuar në shtetet muslimane për të përhapur këtë dituri dhe me këtë dituri kanë përhapur edhe devijimet dhe amoralitetet e tyre.

Kërkuesi i diturisë duhet të mësojë prej diturisë islame atë që e ka obligim ta mësojë, pa të cilën nuk do të mund të arsyetohet para Allahut të Madhëruar me injorancë. Pasi ta mësojë këtë dituri të cilën e ka obligim, atëherë na obligohet neve të klasifikojmë degët e tjera shkencore ku duhet të kemi ekspertë, si në mjekësi, inxhinieri, ekonomi dhe degë të tjera.
Po ashtu, personat të cilët kanë marrë rrugën e kërkimit të diturive shkencore duhet gjithmonë të shtojnë diturinë e tyre ndaj dispozitave islame.

Eroll Nesimi

—————————–

[1] Ebu Davudi, Tirmidhiu