Pyetja:
Njëri më ka thënë se nuk bën me i shkru dikujt ndërsa tjetri më ka thënë që bën në qoftë se ka nevojë njeriu për t’u lutur tek Allahu ndoshta lutja i ndihmon. Çka mendoni ju, a bën me shkru te hoxha apo jo?
***
Përgjigjja:
“Me shkru te hoxha”, sipas traditës tek ne, nënkupton me shkruar hajmali. Madje personat e tillë nuk janë as hoxhallarë, por vetëm i mashtrojnë njerëzit. Një gjë e tillë është e ndaluar rreptësisht dhe ka mundësi edhe të na nxjerrë prej islamit, Allahu na ruajttë! Lutja – duaja është gjë tjetër. Ajo jo vetëm se lejohet, por me lutje ne njëkohësisht edhe e adhurojmë Allahun Fuqiplotë. Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku