Pyetja:

Nëse ai që po agjëron përjeton ëndërra ‘të lagështa’ gjatë ditëve të Ramazanit, a e anulon kjo agjërimin e tij apo jo, dhe a duhet ai të bëjë gusl?

***

Përgjigjja:

Nëse personi që po agjëron përjeton ëndërr ‘të lagësht’ gjatë ditëve të Ramazanit, atëherë agjërimi i tij është i shëndoshë dhe nuk ndikohet nga ëndërra ‘e lagësht’, ngaqë ai nuk e ka bërë këtë qëllimisht. Mirëpo, është e detyrueshme për të të bëjë gusl për ta falur namazin. Të bëhet gusli menjëherë është më mirë, por kjo s’është e detyrueshme.

Dhe Allahu e di më së miri.

 

Shejh Ibn Feuzan,”Fetaua Ramadan”, vëll. II, f.440, fetuaja nr.365; “El-Munteka min Fetaua esh-Shejh Salih ibn Feuzan”, vëll. III, f.162.