Pyetja:
Nëse na bie që të punojmë dhe xhaminë e kemi më shumë se 100 km larg a e kemi obligim xhumanë apo duhet falur vetëm drekën? Kjo nuk ndodh çdo herë, një herë në 3-4 muaj.
***
Përgjigjja:
Në këso raste nuk e ke obligim ta falësh xhumanë, por duhet ta falësh drekën. Madje mund ta falësh drekën si udhëtar, që nënkupton ta shkurtosh, në dy rekate. Gjithashtu mund ta bashkosh me namazin e ikindisë për ta pasur më lehtë.
Domethënë dy rekate namaz dreke dhe dy rekate namaz të ikindisë, qoftë në kohën e drekës apo në kohën e ikindisë.
Dr. Shefqet Krasniqi
Comments are closed.