Pyetja:
A është gjynah gjatë natës të flesh xhunub dhe çka duhet të bëjmë?
***
Përgjigjja:
Nuk është gjynah, por duhet të keni kujdes të mos iu ikë namazi i sabahut, kjo nëse jeni i martuar, por nëse nuk jeni i martuar dhe vëreni se jeni bërë xhunub më mirë është të ngriheni dhe të pastroheni dhe të flini i pastër. Allahu e di më së mirë!
Bedri Robaj