Pyetja:

A lejohet për femrën të punoj frizere?

***

Përgjigjja:

Shembulli juaj është sikur shembulli i njeriut i cili shet rrush. Dikujt ia shet në treg dhe dikujt në fabrikën e prodhimit të rakisë. Atëherë të parit i lejohet kurse të dytit i ndalohet. Ju gjatë punës si frizere i rregulloni dhe i zbukuroni gratë për ta shfaqur bukurinë dhe kur këto provokojnë njerëzit, kjo është e ndalur dhe padyshim që ju jeni pjesëmarrëse në haram. Por nëse i rregulloni gratë dhe ato ekspozohen vetëm burrave të vet kjo është e lejuar dhe keni fituar edhe shpërblim.
Nuk është e ndaluar të punosh si frizere me kusht që mos t’i ndihmosh gratë që vijnë në sallonin tuaj për ta hidhëruar Allahun e Lartësuar. Nëse ky kusht plotësohet (pra iu ndihmon atyre për ta hidhëruar Allahun) atëherë dije se kjo punë është e ndaluar “haram”, gjithashtu edhe fitimin e keni të ndaluar.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (Maide: 2)

Ulvi Fejzullahu