Pyetja:

Desha të më tregoni se a është haram që e mbaj një hajmali dhe një plumb në xhep? Jam besimtar dhe e lexoj Kuran por për këto s’e di çka të bëj?

***

Përgjigjja:

Po, është gjynah i madh dhe ua rrezikon besimin tërësisht bartja e hajmalive duke besuar se ajo ju ruan nga të këqijat. Atë urgjentisht duhet ta largoni dhe ta digjni në zjarr. Ju mjafton për mbrojtje nga të këqijat leximi i sureve dhe lutjeve që i ka praktikuar i Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ. Po ashtu edhe leximi sa më i shpeshtë i Kuranit është masë preventive për t’ju shmangur gjërave të këqija. Po ashtu edhe plumbin duhet ta largoni menjëherë, nëse doni ta shpëtoni besimin tuaj në Allahun dhe të largoheni nga besëtytnitë dhe besimet e kota!
Allahu më së miri e di!

Muhamed Dërmaku