Pyetja:

A është i lejuar itikafi për femrat?

***

Përgjigjja:

Itikafi është: Qëndrimi në xhami për një kohë të caktuar, pa dalur prej saj, me qëllim adhurimi për Allahun.

Itikafi për femrat ka bazë në sheriatin Islam. Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka qënduar në Itikaf gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. [1]
Kështu është transmetuar edhe për disa gra të tjera të Pejgamberit ﷺ, si Hafsa dhe Zejnebi (Allahu qoftë i kënaqur me to!) dhe gra të tjera të sahabeve.

Por, për të qenë itikafi i lejuar për gratë, duhet të plotësohen dy kushte:
-Të bëhet me leje të përgjegjësit, dhe
-Të mos ketë në itikafin e saj fitneh (qoftë për veten e saj apo për burrat që qëndrojnë në itikaf).

E në kohën dhe rrethanat në të cilat jemi, kushtet e përmendura ndoshta vështirë që mund të zbatohen. Andaj më e mira është që ato të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ose të kthehen në shtëpi pas namazit të tyre.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

—————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi

Comments are closed.