Pyetje: Çfarë grade ka ky hadith: “O Allah! Na beko në Rexheb dhe Shaban dhe na mundëso të mbërrijmë Ramazanin”?

Përgjigja: Ky hadith përcillet nga Enes bin Malik radiallahu anhu, i cili thotë se Profeti alejhi selam kur vinte muaji Rexheb thoshte: “O Allah! Na beko në Rexheb dhe Shaban dhe na mundëso të mbërrijmë Ramazanin!” E transmeton imam Ahmedi, El-Bezari, Et-Taberanij etj.

Imam Et-Taberanij pas transmetimit të hadithit thotë: Ky hadith nuk përcillet nga Profeti alejhi selam veçse nëpërmjet këtij zinxhiri transmetimi ku ndodhet Zaide bin Ebi err-Rrukad.
Ky transmetues (Zaide bin Ebi err-Rrukad) tek dijetarët e hadithit njihet si transmetues munker el-hadith, që do të thotë se hadithet që vijnë prej tij nuk pranohen derisa të gjendet dikush tjetër që i transmeton përveç tij.

Kështu që hadithi përderisa nuk ka vetëm se këtë zinxhir transmetimi, nuk mund të saktësohet si fjalë profetike. Prandaj sheih Albani dhe po ashtu edhe sheih Shuajb Arnauti -Allahu i mëshiroftë- thonë se është hadith i dobët.

https://udhaebesimtareve.com/