Pyetja:

A është kusht që dheu me të cilin bëhet tejemumi të jetë dhe i vërtetë? Dhe a është shprehja “me të” në ajetin ”… fërkoni fytyrat dhe duart me të.” (Maide, 6) dëshmi se është kusht që të ketë pluhur të vërtetë?

***

Përgjigjja:

Mendimi më i saktë është se s’është kusht për tejemumin që të ketë pluhur. Në fakt, nëse personi bën tejemum në tokë, kjo mjafton për të, qoftë kur ka pluhur, qoftë kur nuk ka. Kështu, nëse bie shi në tokë (që e largon pluhurin), personi duhet të godasë tokën me duar dhe të fërkojë fytyrën e duart, edhe nëse s’ka pluhur në tokë, sipas fjalëve të Allahut: “Atëherë, bëni tejemum me dhê të pastër dhe fërkoni me të fytyrat e duart.” (Maide: 6)

Dhe ngaqë Pejgamberi ﷺ dhe sahabët e tij udhëtonin nëpër regjionet ku nuk kishte zall, kurse shirat binin mbi ta dhe ata bënin tejemum ashtu siç urdhëroi Allahu. Kështu, thënia më e saktë është ajo se, nëse një person bën tejemum në tokë, tejemumi i tij është i saktë, qoftë kur ka pluhur në tokë, qoftë kur nuk ka.

Sa i përket fjalëve të Allahut  “… fërkoni fytyrat dhe duart me të,” shprehja “me të” (arab. minhu; lit. prej tij) tregon shtrirjen e diçkaje dhe nuk nënkupton një pjesë të diçkaje. Dhe është vërtetuar se Pejgamberi ﷺ u frynte duarve pasi e godiste tokën me duar. [1]

Shejh Salih ibn Uthejmin, “Fetawa Erkanul-Islam”

——————————————

[1] Shënon Buhariu në “Libri i Tejemumit”, në kaptinën: ‘Tejemumi: A duhet t’u
fryhet duarve?’ (338)