Pyetja:

A është obligim të falen dy rekate të farzit të ikindisë për udhëtarin apo mund të falet edhe nga katër rekate? Ngase një i afërm më ka thënë se është obligim të falen nga dy rekate.

***

Përgjigjja:

Ai i afërm që të ka thënë këtë të ka dhënë fetva sipas medhhebit hanefi. Ky shkurtim për namazin e udhëtarit nga katër rekate në dy vlen për namazin e drekës, ikindisë dhe jacisë. Kjo është e saktë sepse sipas hanefive udhëtari e ka obligim (vaxhib/detyrim) që namazin nga katër rekate ta shkurtoj në dy rekate.

Po ju mund të falni nga katër rekate me kusht që të qëndroni në uljen (etehijatin) e parë. Shembull nëse një vendas harron të qëndroj ulur në uljen e parë ai vetëm e kompenzon duke bërë një sehvi sexhde në fund të namazit. Ndërsa udhëtarit i bëhet farz qëndrimi ulur në uljen e parë nëse vendos të fal namazet nga katër rekate (d.m.th mos t’i shkurtoj) sepse në parim namazi i udhëtarit është nga dy rekate sipas medhhebit hanefi dhe është vaxhib të falet si i tillë. Nëse e fal nga katër rekate tek medhehebi hanefi dy rekate i ke falur farz dhe dy të tjera janë nafile. Tre medhhebet e tjera malikitë, shafiitë dhe hanbelitë thonë se është sunet shkurtimi i namazit dhe është më mirë të veprohet, por në rast se dëshiron të falësh katër rekate nuk ke vepruar asgjë gabim vetëm se nuk e ke praktikuar një sunet.

Ndërsa hanefitë në këtë rast e kanë më të shtrënguar çështjen ngase thonë se është vaxhib shkurtimi i namazit.

Dr. Shefqet Krasniqi

Comments are closed.