Pyetja:

A është prej sunnetit falja e “namazit të Duhasë” në vazhdueshmëri?

***

Përgjigjja:

Po, pasi që është transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ e këshilloi Ebu Hurejren [1] dhe të tjerët [2] dhe poashtu ka thënë: “…dhe mjafton për krejt këtë që njeriu t’i falë dy rekate të Duhasë.”[3]

Shejh AbdulKerim Hudejr

Përktheu: Ali Ashani

—————————————————————–

[1] Buhariu(1178), Muslimi(721) ku thotë: “ Më këshilloi halili (shoku-miku) im me tri gjëra: të agjëroj tri ditë çdo muaj, t’i falë dy rekate të Duhas dhe ta fali namazin e vitrit para se të flej”.

[2] Hadithi i Ebu Derdasë të cilin e transmeton Muslimi (722).

[3] Muslimi(720) nga hadithi i Ebu Dherrit.