Pyetja:
A i obligohet agjërimi gruas e cila e ka shtatzaninë e parë?
***
Përgjigjja:
Përderisa ajo është muslimane ngarkohet me obligime, e njëra ndër obligimet është edhe agjërimi i muajit të bekuar të Ramazanit. Allahu mos e bëftë që agjërimi t’i shkaktoj dëm asaj ose foshnjës të cilën e ka në barkun e saj, në këtë rast nuk obligohet të agjërojë, por obligohet ta kompenzojë më vonë agjërimin. Mirëpo, nuk ka nevojë të bësh dallim, qoftë hera e parë që është shtatzënë, hera e dytë apo edhe hera e dhjetë qoftë, nëse nuk i bën dëm agjërimi, ajo obligohet të agjëroj. Nëse një mjeke besnike dhe e devotshme aludon se asaj i bën dëm agjërimi, ajo e merr dispozitën e njeriut të sëmurë, e prish agjërimin dhe e kompenzon më vonë.
Shejh Abdullah el Humejdi
Përktheu: Suad Shabani