Pyetja:
A ju lejohet muslimanëve të punësohen në Bankën Qendrore të Kosovës?
***
Përgjigjja:
Jo vetëm në Bankën Qendrore por në çfarëdo banke qoftë ajo, muslimanit nuk i lejohet të punojë. Puna në banka është haram, për shkak se është punë e cila ka të bëjë me kamatë (fajde). Pejgamberi ﷺ e ka mallkuar atë të cilin punon me kamatë.
Do të thotë, nuk ka rëndësi se çfarë pozite ke, madje edhe pastrues e rojtar të jesh në bankë nuk lejohet të punohet ngase punohet me kamatë. Allahu thotë në Kuran: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (Maide, 2)
Pejgamberi ﷺ ka treguar se ai që dëshmon, ai i cilin punon si referent apo nënpunës aty, ai që nënshkruan apo dëshmitarët brenda akteve e transaksioneve që bëhen, kushdo që punon është i mallkuar, nga gjuha e Pejgamberit ﷺ, nga Allahu.
Mallkimi nga ana e Allahut aludon në gjynah të madh, ditën e Gjykimit ai i cili është marrur me kamatë do t’i jepet shpata dhe do t’i thuhet: “Lufto kundër Allahut!”, Allahu na ruajtë!
Për këtë shkak nuk është e nevojshme të mërzitemi për rriskun apo pozitën tonë, ngase në këtë rast nuk të bën dobi asgjë ajo pozitë as rrogë i cili në ditën e Gjykimit të bën armik me Allahun.
Robi duhet të ketë kujdes, Allahu thotë në Kuran: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi).” (Talak, 2)
Edhe nëse je prej të përzgjedhurve për të punuar në këtë punë, nëse e lenë për hir të Allahut, Allahu do ta zëvendësoj me diçka më të mirë, e hallall dhe kështu edhe ti do të jesh i kënaqur por edhe Allahu do të jetë i kënaqur me ty në dunja dhe në ahiret.
Dhe dije se më e rëndësishme është kënaqësia e Allahut me ty sesa kënaqësia e jote me rriskun tënd.
Hoxhë Zejd Haziri
Comments are closed.