Pyetja:

Nëse një grua për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shpirtërore, nuk i bindet bashkëshortit (të kryej marrëdhënie intime), a llogaritet në këtë rast gjynahqare?

***

Përgjigjja:

Gruaja e ka për obligim që t’ia plotësojë dëshirën e burrit të saj për kryerjen e marrëdhënieve intime, d.m.th., kur ai kërkon prej saj që të kryejnë këtë akt intim. Porse, nëse ajo me të vërtetë nuk ndihet mirë, qoftë nga ana shpirtërore apo fizike, në këtë rast edhe burri i saj nuk duhet t’i kërkojë gruas një gjë të tillë, sepse mund të jetë e dëmshme për gruan e tij. Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Nuk është e lejueshme që dikush t’i bëjë dëm vetes apo të tjerëve.”
Duke u nisur nga kjo, themi se burri duhet të mos e kërkojë prej të shoqes kryerjen e marrëdhënieve seksuale por të kënaqet në atë mënyrë që nuk e dëmton gruan e tij (puthjet, ledhatimet etj). Allahu është më i Dituri!

Shejh Ibn Uthejmin