Pyetje: A kemi mëkat nëse i ndihmojmë të paguaj kredi një të afërmi që është zhytur në të?

Përgjigje: I afërmi i cili është duke  paguar kredi së pari duhet të pendohet nga ky mëkat dhe nëse i keni mundësitë që sado pak t’ia lehtësoni atëherë ndihmojeni në mënyrë që mos të zhytet edhe më tepër në kamatë.
T’i ndihmohet por me kusht që kjo nuk e llaston atë që përsëri të futet në kredi pasi e di që ju e ndihmoni, nëse ka këso indikacionesh atëherë më mirë është të mos i ndihmoni që ta leni vetëm e të ballafaqohet me çmimin e gjynahit që e ka bër, por nëse ndihet i penduar dhe nuk zhbëhet ajo që është bër lejohet që t’i ndihmohet.

Hoxhë Enis Rama