Pyetja:
A lejohet me lexu Kuranin me përkthim shqip pa abdes edhe pa mbulesë, po edhe në maicë të shkurt a lejohet?
***
Përgjigjja:
Falenderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Kurani është vetëm në gjuhën arabe dhe në asnjë gjuhë tjetër, ndërsa përkthimet dhe komentimet e tij mund të jenë edhe në gjuhë tjera, edhepse nuk kanë përsosmërinë e tij si në gjuhën arabe. Megjithatë, edhe me leximin e tij njeriu përfiton dituri dhe mësime të dobishme, edhepse nuk e ka shpërblimin sikur ta lexojë atë në gjuhën arabe.
Ndërsa sa i përket leximit të Kuranit pa abdes, themi se lejohet leximi i tij në këtë gjendje, edhepse leximi i tij me abdes është më i preferuar dhe më i lavdëruar. Dhe leximi i tij pa shami dhe në maicë të shkurtër është i lejuar dhe nuk ka ndonjë ndalesë për këtë.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami
Comments are closed.