Pyetja:
Çfarë është vendimi sa i përket një gruaje të veshur me një mantel të hollë që tregon veshjen e saj? Ngjashëm, çfarë është vendimi për sa i përket mes’hit (fshirjes) mbi çorapet e holla gjysmë të tejdukshme, të quajtura çorapë najloni?
***
Përgjigjja:
S’është e lejueshme për gruan të falet në veshje shumë të ngushtë. Namazi në një veshje të tillë s’është i rregullt. Në vend të kësaj, është e detyrueshme për të që të falet në veshjen që mbulon, përmes të cilës s’mund të shohësh çfarë ka përmbas saj apo ngjyrën e lëkurës. Kjo ngaqë gruaja është auret (duhet të mbulohet). Është e detyrueshme për të ta mbulojë tërë trupin e saj në namaz, përveç fytyrën dhe duart e saj. Nëse ajo i mbulon edhe duart, kjo është më mirë. Për sa i përket shputave të saj, ajo duhet ose t’i mbulojë ato me çorapë që mbulojnë dhe i fshehin ato, apo me veshje (me fustan, për shembull) që i mbulon ato.
Shejh Ibn Baz, “Fetua el-Mer’eh”