Pyetja: Nëse njeriu kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij, gjegjësisht e detyron gruan e tij për marrëdhënie seksuale, tani ata nuk mundën të shlyejnë këtë akt, nuk mundën të lirojnë as rob dhe as të agjërojnë dy muaj radhazi pa ndërprerje, sepse janë të preokupuar me kërkimin e kafshatës, ndaj a u lejohet që të ushqejmë të varfër?

Përgjigjja: Nëse burri e detyron bashkëshorten e tij për marrëdhënie seksuale duke qenë me agjërim, agjërimi i bashkëshortes është i vlefshëm dhe autentik, ndërsa burri detyrohet me kefare (shlyerje).

Nëse ky akt ka ndodhur gjatë ditës së agjërimit, atëherë kefarja (shlyerja) është kjo:

  • Lirimi i një robi;

  • ​Nëse nuk mundet, atëherë agjërimi i dy muajve radhazi pa ndërprerje;

  • ​E nëse përsëri nuk mundet, atëherë t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër, duke u bazuar në hadithin e Ebu Hurejrës në “Sahih Buhari dhe Muslim”.

​Krahas kësaj, ai detyrohet ta kompensojë atë ditë që e ka prishur agjërimin.

/Shejh Uthejmini/