Pyetja:

A lejohet fetarisht që babai t’ua jep zeqatin e pasurisë së tij fëmijëve të vet nevojtarë të cilët janë të martuar dhe jetojnë të ndarë prej tij?
***

Përgjigjja:

Nuk është e lejuar fetarisht që babai t’u japë fëmijëve të vet nga pasuria të cilën e ka ndarë për ta dhënë zeqat, bile edhe nëse jetojnë të ndarë prej tij, ngase babai e ka obligim ta ndihmojë djalin e tij nevojtarë, por jo nga zeqati.

Këtë ndihmë do t’ia ofrojë nga mjete tjera, si p.sh. mjete që ka ndarë për lëmoshë, dhuratë, etj. Ky konstatim bazohet në hadithin e Me’an ibn Jezidit në të cilin ka thënë:
”Babai im nxorri disa dinarë (monedha ari) që t’ia jep lëmoshë një personi në xhami. Unë shkova dhe i mora, e ai më tha: ”Pasha Allahun, nuk desha të t’i japë ty.” Unë shkova dhe u ankova për këtë te i Dërguari i Allahut ﷺ e ai na tha: ”Ty të takon ajo që e ke patur për qëllim o Jezid, e ty të takon ajo që e ke marrur o Me’an.”

Imam Sheukani duke e komentuar këtë hadith ka thënë:”Këtu kuptohet se me fjalën “sadeka” është për qëllim lëmosha vullnetare e jo zeqati i detyruar.”

Dr. Jusuf el-Kardavi, “Fetava muasire” pjesa e III

Përktheu: Bashkim Aliu