Pyetja:

Isha në një lidhje me një femër dhe ende nuk po e harroj!

***

Përgjigjja:

Vazhdimisht e përsërisin hoxhallarët fjalin e njëjtë “është ndaluar qëndrimi vetëm mes një femre dhe mashkulli”, për ta paralajmëruar sa e dëmshme mund të jetë kjo rrugë, sepse një rast kur ndizet dhe shpërthen epshi, nuk e frenon dot kush përveç profetëve të Zotit. Me këtë rast, sjell ndërmend profetin Jusuf a.s., i cili nuk arriti të largohej nga dhoma, vetëm pasi konstatoi argumentin e Zotit.

Mos e testo kurrë aftësinë e saj apo tënden për të rezistuar, pasi nuk është diçka dinjitoze.

Unë të këshilloj që ta harrosh këtë rast dhe këtë shkarje, ta trajtosh fejesën si një periudhë studimi të partnerit, nëse të përshtatet në mënyrën e të menduarit dhe si personalitet, në objektiva etj… Nëse përgjigjet janë pozitive, atëherë të këshilloj të martohesh sa më shpejt, ose të paktën të vini kurorën e martesës (nikahun).

I shtoni istigfaret dhe mos lejoni të qëndroni në ambiente të izoluar, pas kësaj dite.

Alaudin Abazi