Pyetja:

Cili është vendimi i Islamit për ato gra, të cilat në rast vdekjeje, vajtojnë me zë të lartë dhe godasin fytyrën me pëllëmbë?

***

Përgjigjja:

Goditja e fytyrës, grisja e rrobave dhe vajtimi me zë (të lartë) në raste vdekjesh janë të ndaluara, sepse i Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Nuk është prej nesh kush i bie fytyrës, gris rrobat dhe thërret në diçka që i përket kohës së injorancës (para Islamit).” [1]

Unë jam i distancuar nga ato gra, të cilat prej hidhërimit vajtojnë me zë të lartë, presin flokët, apo grisin rrobat e tyre.” [2]

Katër gjëra në popullin tim i përkasin kohës së injorancës, prandaj nuk janë të lejuara: mburrja me prejardhjen e familjes, sharja e prejardhjes së dikujt, kërkimi i shiut prej yjeve dhe vajtimi i të vdekurit.” [3]
Për ato gra të cilat vajtojnë me zë të lartë, i Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Nëse ajo grua që vajton (me zë të lartë) nuk pendohet para se të vdesë, ajo do të ringjallet Ditën e Kiametit e veshur me një fustan dhe këmishë prej katrani.” [4]

Muslimani duhet të bëjë durim në raste fatkeqësisht dhe të shpresojë tek shpërblimii Allahut. Allahu thotë: “Përgëzoji ata të cilët, kur u ndodh ndonjë fatkeqësi , bëjnë durim dhe thonë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.” (Bekare: 155)

Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar, thotë për të duruarit: “Atyre u takon bekimi dhe mëshira e Zotit tuaj e ata janë të udhëzuarit.” (Bekare: 156)

Shejh Ibn Baz, “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam“

——————–

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2] Buhariu dhe Muslimi

[3] Muslimi

[4] Muslimi