Pyetja:

A lejohet të bëj hatme për prindërit e mi të vdekur dhe për burrin tim i cili është i gjallë dhe falet nganjëherë, po vetëm për qef ta bëj nijet për të një hatme?

***

Përgjigjja:

Kurani lexohet për Allahun e Madhëruar, kështu që Kuranin e lexon për Atë dhe vetëm për Atë bën hatme.

Kur ta përfundosh hatmen e bën duanë/lutjen dhe në atë lutje i përmend edhe prindërit e tu dhe thua: “O Allah shpërblimin e leximit të këtij Kurani po ua dhuroj prindërve të mi!”

E sa i përket burrit tuaj, Allahu e udhëzoftë dhe kur të bësh dua pas përfundimit të hatmes përfshije edhe atë, vetën dhe gjithçka tjetër ngase Allahu ka mjaftueshëm shpërblime për të të dhënë.

Dr. Shefqet Krasniqi