Pyetja: A më lejohet ti fal sunetet (namazet vullnetare) duke qëndruar ulur, sepse jam amvisë (që merrem me punët e shtëpisë) kam fëmijë dhe ndjej lodhje dhe dembelizëm kur dua të fal sunetet nga lodhja?
Përgjigja: Nuk ka problem që muslimani ta falë namazin vullnetar (nafile) ulur, edhe nëse është i shëndetshëm dhe i aftë fizikisht. Lejohet të falet ulur në namazet nafile. Ndërsa në farze (namazet e detyrueshme) nuk lejohet, nëse është në gjendje të falet në këmbë, duhet të falet në këmbë.
Sa i përket namazit të natës, duhasë, apo sunetet e tjera të rregullta (si sunetet para ose pas farzeve), nuk ka problem të falen ulur, edhe nëse është person i shëndetshëm.
Nëse ndjen lodhje apo dembelizëm dhe i fal nafilet ulur, nuk ka problem. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) ka thënë:
كان النبي ﷺ في آخر حياته يصلي النافلة جالسًا
“Pejgamberi ﷺ në fund të jetës së tij i falte namazet vullnetare ulur.”
Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i madh i Allahut qofshin mbi të.
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/16243/جواز-صلاة-النافلة-جلوسا
Përktheu: Bilal Bilali




