Pyetja:

A lejohet heshtja për të metat e tjetrit kur pyetesh për çështje të martesës?

***

Përgjigjja:

Nëse dikush të pyet për ndonjë njeri për çështje të martesës dhe e di se mbështetet në mendimin dhe vlerësimin tuaj, obligoheni t’i tregoni realisht për gjendjen e atij njeriu, edhe nëse kjo çon te përmendja e të metave të tij. Dikush duke u mbështetur në dëshminë tuaj apo heshtjen tuaj dëshiron të bashkohet me njeriun e papërshtatshëm, si rezultat i mosnjohjes së tij dhe mbështetjes në ju, si do të imagjinohej në këtë rast ruajtja nga gibeti-përgojimi?
Ndërsa nëse e dini se ai që ju pyet, nuk e ndërton mendimin e tij në deklaratën tuaj, por thjesht dëshiron ta dijë opinionin tuaj lidhur me personin për të cilin ju pyet, atëherë heshtni e mos iu përgjigjni! Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku