Pyetja:

Jam vajzë njëzetvjeçare dhe e përkushtuar në fe. I zbatoj detyrimet fetare, namaz, agjërim e kështu me radhë. Kohë pas kohe vijnë shkues në shtëpi për të më kërkuar. Kur më tregojnë mua unë i pyes, se ai për të cilin më kërkojnë, a është i përkushtuar në fe, a e fal namazin? Ata më japin përgjigje jo bindëse, thonë se e falka xhumanë, apo ngjashëm. A më lejohet të pranoj një martesë me njerëz të këtillë?

***

Përgjigjja:

Nuk lejohet që vajza muslimane e përkushtuar në fe, që zbaton dispozitat e fesë islame, të martohet me një njeri që nuk fal namazin, sepse nuk i dihet halli atij që nuk fal namaz. Allahu i Madhëruar ka thënë: “…ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit, edhe të ndershmit janë për të ndershmet…” (Nur: 26) Çështjet e fesë janë me përparësi, pastaj vijojnë të tjerat.

Ali Shabani