Pyetja:
A i lejohet muslimanit të merr ndihmë sociale nga qeveria evropiane jobesimtare në bazë të asaj se ai nuk punon? E nëse ai gjen punë kjo ndihmë sociale i ndërpritet atij, pose ai punon në mënyrë të fshehtë dhe nuk ua tregon këtë atyre (shtetit).
***
Përgjigjja:
Asnjëra prej tyre nuk lejohet, qoftë nëse ai nuk punon (dhe merr ndihmë sociale) apo punon në mënyrë të fshehtë.
Nuk i lejohet muslimanit që t’ia shtrijë dorën jobesimtarit, sepse çështja është ashtu siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Dora e sipërme është më e mirë sesa dora e poshtme. Dora e sipërme është ajo që jep ndërsa dora e poshtme është ajo që merr.”
Dhe në ajetin kuranor gjendet ajo që është mëse e majftueshme: “dhe Allahu kurrë nuk do t’u japë mohuesve pushtet mbi besimtarët.” (Nisa, 141)
Prej pasojave të jetesës (qëndrimit) të muslimanit në vendet e kufrit është: “si errësirat në detin e thellë, të cilat mbulohen nga dallgët që ngrihen njëra mbi tjetrën, duke pasur sipër tyre retë: shtresa errësire njëra mbi tjetrën.” (Nur, 40)
Shejh Albani, Silsiletul-huda uen-nur (623)