Pyetja:
A lejohet therrja e kafshëve me ndihmën e goditjes elektrike?
***
Përgjigjja:
Së pari: Nëse kafsha që i hahet mishi goditet me rrymë elektrike dhe pastaj therret sipas normave islame kur ende është gjallë, atëherë mishi i saj është i lejuar me argument thënien e Allahut të Lartësuar: “Juve u janë ndaluar (t’i hani) ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e Allahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë)…” (El Maide: 3)
Së dyti, nëse shpirti i kafshës së goditur me rrymë elektrike del përpara se të theret, atëherë ajo kafshë konsiderohet e ngordhur dhe nuk lejohet të hahet, me argument fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ju është ndaluar ngordhësira…”
Së treti, godtija e kafshës me rrymë të lartë elektrike përbën torturë për kafshën përpara se ajo të theret. Islami e ndalon këtë veprim dhe urdhëron për mëshirë dhe butësi me kafshën, sepse nga i Dërguari i Allahut ﷺ përcillet se ka thënë: “Allahu ka dhënë urdhër për tu sjellë të butë në gjithçka, prandaj nëse vrisni diçka, vriteni me siç duhet dhe nëse therrni diçka therreni siç duhet. Mpriheni mirë tehun dhe rehatoheni kafshën.” [1]
Së katërti: Nëse rryma elektrike është e ulët dhe ka goditje të lehtë të atillë që nuk e torturon kafshën dhe realizohet për një interes të konsiderueshëm, si p.sh. për të lehtësuar dhembjet e therjes, për të qetësuar lëvizjet e qafës dhe për t’ia zbutur rezistencën, atëherë nuk ka asnjë ndalesë nga legjislacioni islam, gjithmonë duke patur parasysh dobinë e këtij veprimi.
Allahu e di më së miri.
Asambleja e Jurispodences Islame
Sesioni i dhjetë – vendimi nr. 4
Përktheu: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë
—————————–
[1] Muslimi