Pyetja: Cilat janë hadithet që flasin për vlerën e drejtimit (rregullimit) të safeve?
Përgjigjja: Hadithet për këtë çështje janë të shumta; prej tyre është fjala e Profetit ﷺ: kur qëndronte për t’u falur dhe u printe njerëzve, pasi përfundonte ikameti, kthehej djathtas e majtas dhe i nxiste duke thënë:
سووا صفوفكم ،قاربوا بينها ،حاذوا بالأعناق ،من وصل صفًّا؛ وصله الله، ومن قطع صفًّا؛ قطعه الله
“Drejtoni safet (rreshtat) tuaja, afrojini ato, barazojini qafat (supet). Kush e lidh (nuk e ndërpret) safin, Allahu nuk e ndërpret atë, e kush e ndërpret një saf, Allahu e ndërpret atë.”
Kështu i nxiste për drejtimin dhe rregullimin e safeve.
Dhe thoshte ﷺ:
سدوا الفرج؛ فإن الشياطين تدخل بين المسلمين في الفرج، كأولاد الغنم
“Mbyllni (plotësoni) boshllëqet, sepse shejtanët hyjnë ndërmjet muslimanëve nëpër boshllëqe, si qengjat e vegjël.”
Ai ﷺ i nxiste për rregullimin e safeve, për mbylljen e hapësirave dhe boshllëqeve mes tyre, dhe që të qëndronin drejtë. Dhe thoshte:
ألا تصفوا كما تصف الملائكة عند ربها؟
كيف تصف الملائكة عند ربها؟
قال: يتمون الصفوف الأول، ويتراصون
“A doni të rreshtoheni ashtu siç rreshtohen engjëjt te Zoti i tyre?”
– Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut! Si rreshtohen engjëjt te Zoti i tyre?”
– Ai tha: “I plotësojnë safet e parë dhe rreshtohen të ngjeshur.”
Domethënë, e plotësojnë safin e parë pastaj tjetrin dhe qëndrojnë ngjeshur, dhe i kushtojnë kësaj çështjeje kujdes tepër të madh. Kështu duhet që besimtarët të rreshtohen, duke u ngjeshur në safe, dhe ta plotësojnë safin e parë pastaj tjetrin, duke vepruar sipas urdhrit dhe udhëzimit të tij ﷺ. Dhe thoshte:
سووا صفوفكم، وقاربوا بينها، وحاذوا بالأعناق
“Drejtoni safet tuaja, afrojini ato dhe barazojini qafat (supet).”
Kjo përsëritej prej tij ﷺ në çdo namaz, derisa njerëzit të bëheshin të vëmendshëm dhe ta këshillonin njëri-tjetrin për këtë çështje. Madje në disa raste, kur deshi të bënte tekbirin, pa një burrë me gjoks të dalë përpara dhe tha:
عباد الله! لتسوون صفوفكم، أو ليخالفن الله بين وجوهكم
“O robërit e Allahut! Ose do t’i drejtoni safet tuaja, ose Allahu do të përçajë mes fytyrave tuaja.”
/Shejh Bin Bazi/
https://binbaz.org.sa/fatwas/11605/الاحاديث-الواردة-في-تسوية-الصفوف Përktheu: Bilal Bilali



