Pyetja:
Në xhami, ne shohim shumë njerëz që lexojnë Kuran me Mus’hafin në kofshë ose në gju ndërsa janë ulur. A lejohet kjo?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Nderimi dhe respektimi i Librit të Allahut të Lartësuar është pjesë e besimit dhe mosrespektimi dhe keqpërdorimi i tij është padyshim i ndaluar.
Por nuk ka asgjë të keqe që lexuesi të vendosë Mus’hafin në kofshën ose gjurin e tij gjatë leximit, dhe nuk duket se ka ndonjë lloj mosrespektimi ndaj Librit të Allahut duke bërë këtë. Përkundrazi, kjo mund të jetë më e lehtë për disa lexues dhe është më e rehatshme për ta kur lexojnë, veçanërisht nëse lexojnë për një kohë të gjatë.
Por në atë rast ai duhet të jetë i kujdesshëm që të mos lejojë që Mus’hafi t’i bjerë në këmbë ose në tokë.
Shejh Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Lejohet që njeriu ta vendosë Mushafin në një xhep në kraharor ose anash, por nëse e vendos në një xhep që është në anën e tij, duhet të ketë kujdes kur është ulur, që të mos jetë afër pjesës së pasme, që do të thotë se duhet ta vendosë në kofshë.” [1]
Kështu, shejhu tregoi se nuk ka asgjë të keqe të vendosësh Mus’hafin në kofshë.
Ai (Allahu e mëshiroftë) u pyet gjithashtu për vënien e Mus’hafit në prehër kur lexohet Kur’ani: a është kjo në kundërshtim me etikën e duhur? Ai u përgjigj: “Jo.”
Dhe Allahu e di më së miri.
islamqa.info
————–
[1] Lika’el-Bab el-Maftuh (168/10)