Pyetja:

A merr gjynah nëna nëse neglizhon në zgjimin e fëmijëve të saj për namazin e sabahut?

***

Përgjigjja:

Po, nëse janë prej atyre që mbajnë përgjegjësi dhe u llogariten veprimet e tyre. Nëse kanë arritur moshën 10 vjeç atëherë është detyrë të zgjohen. Në hadithin profetik ka ardhur: “Urdhërojini fëmijët tuaj për namaz kur ata të jenë 7 vjeç, dhe rrihini për të kur arrijnë moshën 10 vjeç”.
Mësoji fëmijët e tu. (Edukoji me namaz). Vajza ime e vogël ka arritur moshën 10 vjeçare. Kur shkon për ta zgjuar nëna e saj, ajo nuk zgjohet. Atëherë unë shkoj dhe bëj sikur dua ta rrah (ngre dorën), ajo gjysëm përgjumësh më thotë: ‘Rrahja përpara moshës 10 vjeçare është e ndaluar’. E ka kuptuar çështjen (qesh shejkhu). Merru vesh me fëmijët e tu, bëji të kuptojnë (respekto mendjet e tyre).

Prandaj është detyrë për të dy prindërit që t’i urdhërojnë fëmijët e tyre të falin namazin dhe të jenë të kujdesshëm ndaj tij. Saktësohet se Profeti ﷺ siç transmeton prej tij Theubani ka  thënë: “Çështja më e mirë (më e rëndësishme) është namazi”. Gjëja më e mirë në këtë dynja, më e madhja prej tyre është namazi. “Çështja më e mirë (më e rëndësishme) është namazi”, “Çështja më e mirë (më e rëndësishme) është namazi”.

Prandaj nëse dëshiron që fëmijët e tu të të respektojnë dhe kërkon lumturinë në shtëpinë tënde, dhe nëse kërkon khajrin prej fëmijëve të tu, e nëse dëshiron që kjo e mirë (ky hajr) të mos ndërpritet as pas vdekjes tënde, nxiti ata fuqishëm për namazin. Nëse tregohesh këmbëngulës, i kujdesshëm vazhdimisht në këtë çështje dije se e mira do të jetë e pandërprerë tek fëmijët e tu, prej tyre do të vijnë të mira edhe pas vdekjes.
Prandaj Profetët luteshin që fëmijët e tyre të ishin namazli. “Zoti im më bëj mua prej atyre që falin namazin, dhe bëj edhe prej pasardhësve të mi të tillë (falës të namazit) dhe ma prano lutjen time o Zot”. (Ibrahim: 40)

Shejh Mesh’hur Hasen