Pyetja:

Nëse një grua ka në të brendshmet e saj sekrecion të verdhë, a duhet t’i lajë ato, apo mund t’i lërë dhe të bëjë namaz?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Nëse ajo që nënkuptohet me rrjedhjen e verdhë është manij (shkarkimi seksual) për shkak se ka tendencë të ketë ngjyrë të verdhë tek femrat, atëherë ka një dallim mendimi midis dijetarëve nëse është tahir (i pastër) apo jo. Mendimi më i saktë është se ai është tahir, për shkak të hadithit, i cili thotë se një burrë qëndroi natën si mysafir në shtëpinë e Aishes dhe në mëngjes lau rrobën e tij. Aishja tha: “Mjafton që, nëse e shihni, ta lani vendin ku ndodhet, e nëse nuk e shihni, spërkatni ujë mbi të. Ishte një kohë kur fërkoja rrobën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, pastaj falej në të”. [1]

Neveviu ka thënë:

“Shumë dijetarë thanë se manij është tahir. Kjo është transmetuar nga Ali ibn Ebi Talibi, Sa’d ibn Ebi Ukaas, Ibn Umeri, Aisheja, Daudi dhe Ahmedi në dy pikëpamjet e tij më të sakta; është medhhebi i Shafait dhe i dijetarëve të hadithi.” [2]

Në Fetaua el-Lejneh el-Da’imah li’l-Buhuth (5/381) thuhet: “Lëshimi i manijes për shkak të një ëndrre erotike dhe kështu me radhë nuk i bën rrobat e veshura nga personi të papastërta edhe nëse i bie në to, sepse manij është i pastër. Por ajo që rekomandohet është të hiqni çdo gjë që bie në rroba për hir të pastërtisë dhe largimit të papastërtive.

Por nëse nënkuptohet rrjedhja e verdhë që vjen gjatë menstruacioneve dhe ndonjëherë më pas, siç transmetohet në hadithin e Ummu Atijes: “Ne nuk e llogaritnim rrjedhjen e verdhë dhe kafe si asgjë” [3] – kjo është një nga gjërat për të cilat nuk ka dyshim se është naxhis.

Shejh Ibn Uthejmini ka thënë:

“Ajo që dihet në mesin e dijetarëve është se çdo gjë që del nga një grua është naxhis (e papastër), përveç një gjëje, e cila është manija. Manij është e pastër. Përveç kësaj, çdo substancë tjetër që del nga dy vrimat intime është naxhis dhe e prishë abdesin. Mbi këtë bazë, çdo gjë që del nga një grua është e papastër dhe kërkon të merret abdes. Ky është përfundimi i arritur pas diskutimeve me disa nga dijetarët dhe referencave konsultative. Por ende nuk jam plotësisht i sigurt, sepse disa gra e kanë këtë lagështi gjatë gjithë kohës, dhe nëse është e vazhdueshme, atëherë zgjidhja është të veprojmë njësoj si ajo që vuan nga mosmbajtja e urinës: ajo duhet të marrë abdes për çdo namaz kur koha për të fillon dhe të fal atë namaz. Kam folur edhe me disa mjekë dhe më është bërë e qartë se nëse kjo rrjedhje vjen nga fshikëza, është siç kemi thënë (që është e papastër); e nëse është nga vagina, është siç thamë, duhet të marrë abdes, por është e pastër dhe gjërat në të cilat bie nuk ka pse të lahen.” [4]

Dhe Allahu e di më së miri.

Shejh Muhamed Salih El Munexhid

Burimi: islamqa.com

——————————————-

[1] Muslimi, (288).

[2] Sherh Muslim (3/198). Shih Fet’hul-Baari, 2/332

[3] Transmetuar nga Nesa’iu, (368).

[4] El-Fetaua (1/291).