Pyetja:

A mundemi të marrim mes’h mbi çorapet e zakonshme që i mbathim?

***

Përgjigjja:

Pasi të merret abdes, ju lejohet që gjatë ndërrimit të abdesit të mos i pastroni këmbët por t’i prekni me dorë të lagur mbi shpinën e këmbës qoftë edhe mbi çorape (nëse nuk janë të tejdukshme) të holla. Disa fukaha (jurista islamë) e preferojnë që me dorën e djathtë t’i mëshojmë këmbës së djathtë kurse me dorën e majtë këmbës së majtë. Koha e mes’hit është një natë e një ditë për vendasin kurse tri ditë e tri net për udhëtarin. Koha e mes’hit hyn me marrjen e mes’hit e jo me marrjen e abdesit.

Muhamed Dërmaku