Pyetja:
A prishet abdesi nëse i foli për dore burrit të huaj?
***
Përgjigjja:
Motër në këtë rast prishet rendi fetar, gjë që është më e madhe se sa abdesi, i cili mund të merret për një minutë me një litër ujë.
Ju burrin e kushërirës suaj nuk e keni asgjë, andaj ai konsiderohet i huaji për ju dhe nuk lejohet ndeja me të e vetmuar, as përshëndetja për dore etj. Ai mund të jetë shumë i sinqertë dhe shumë i ndershëm, por rendi fetar islam është më me prioritet të respektohet se sa mendimi i mirë për dikë.
Nëse ka ndodh një gjë e tillë me burrin e vajzës së mixhës apo ndonjë mashkull tjetër, sipas shumicës së dijetarëve abdesi nuk prishet, por të gjithë mendojnë se femra duhet të mos e përsërisë veprimin e tillë.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku