Pyetja:

A prishet agjërimi nëse dëfrehesh me bashkëshorten, (nëse e puth, apo e prekë, etj.) dhe sa është e lejuar kjo, deri në çfarë gjendje?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin ﷺ, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Kontakti i burrit me bashkëshorten e tij, në çfarëdo mënyre, duke qenë agjërueshëm është i lejuar, përveç marrëdhënieve të drejtpërdrejta intime.

Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Ka qenë Pejgamberi ﷺ që e puthte dhe e përkëdhelte (gruan e tij) duke qenë agjërueshëm”. [1]

Gjithashtu thotë Mesruku: “E kam pyetur Aishen: ‘Çka lejohet për burrin ndaj gruas së tij duke qenë agjërueshëm?’ Tha: ‘Çdo gjë, përveç marrëdhënieve intime.'” [2]

Kështuqë, nuk ka ndalesë përveç marrëdhënieve intime, për burrin dhe gruan, duke qenë agjërueshëm. Ndërsa nëse përkëdheljet bëhen shkakë për të arritur deri në ejakulim, atëherë agjërimi i atij që ejakulon me qëllim prishet dhe këtë ditë ai nuk mund ta kompenzojë më asnjëherë dhe me këtë ai ka bërë një mëkat të madh. Andaj, muslimani nuk ka ndalesë që t’i afrohet gruas së tij duke qenë agjërueshëm, vetëm se duhet të ketë kujdes që mos të arrijë deri në ejakulim.

Ndërsa nëse pas përkëdheljeve, kalon deri në marrëdhënie intime, (pa marrë parasyshë nëse ejakulon apo jo) agjërimi i tyre prishet dhe për këtë ditë, duhet agjëruar gjashtëdhjetë ditë tjera pa ndërprerë.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

———————————

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2] AbduRrezaku

Comments are closed.