Pyetja:

Bëhet fjalë për një vajzë, mosha e saj është 15 vjeçe, kurse unë jam i dashuri i saj 18 vjeç, i cili e përkrah e këshilloj, respektoj po ashtu edhe ajo. Unë e fillova lidhjen me një arsye te kjo vajzë sepse kishte humbur rrugën në mes të oborrit, e kuptova se nuk kishte kush ta këshillonte dhe prandaj e afrova afër vetes që të mos vazhdojë më tutje me punë të fëlliqur. Unë me të jam që 3 vjet, kohën e fundit kam vërejtur shumë dallime të mëdha tek kjo, është përmirësuar shumë, mirëpo një ditë prej ditëve filloi të më tregojë se çfarë gabimi ka bërë ndaj meje dhe ajo mua më preku shumë! Tregimi i saj ishte së në fillim kur filluam lidhjen ne, ajo më kishte tradhtuar me ish të dashurin e saj -disa herë-, por tash e gjora është penduar shumë, dëshira e saj është të vërë mbulesën dhe të fejohet me mua sa më shpejtë. Mirëpo unë mbeta pa koment kur m’i tregoi këto fjalë. Tani kërkon nga unë që t’ia fal! Nuk di a të vazhdoj më e t’i kërkoj fejesë apo ta ndërpes. Nuk ma ka marrë mendja se atë tradhti mund të ma bënte mua. Nuk dua ta humb edhe pse ndiej dhimbje në zemrën time. Ju lutem më ndihmoni disi si ta kaloj këtë situat shumë të vështirë, ndërsa me përgjigjen tuaj do të më lehtësohet problemi shumë.

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Para disa kohësh na ka ardhur një pyetje e ngjashme me këtë që pyesni ju, prandaj mund të lexoni përgjigjjen në këtë link:

http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=2083

Alaudin Abazi