Pyetësja: “Babai im, bën shumë mëkate dhe nuk i pranon këshillat e mia; çfarë të bëj me të?”

Përgjigje: “E lusim Allahun që ta udhëzoj babanë tënd dhe t’i bëj të mundur të pendohet. Ndërsa të këshilloj ty që të sillesh sa me butë e në mënyrën më të mirë dhe mos e humb shpresën në udhëzimin e tij, ngase Allahu thotë:

وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُ وَهْنًا عَلَى وَهْنٍ وَفِصَالُهُ فِي عَامَيْنِ أَنِ اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ * وَإِنْ جَاهَدَاكَ عَلى أَنْ تُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلا تُطِعْهُمَا وَصَاحِبْهُمَا فِي الدُّنْيَا مَعْرُوفًا وَاتَّبِعْ سَبِيلَ مَنْ أَنَابَ إِلَيَّ

“Ne njeriun e kemi porositur njeriun për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna atë e ka bartur mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (Të porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe prindërve tu dhe vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të nxisin që ti të më bësh Mua shirk, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos iu bind atyre, po ki mirëkuptim ndaj tyre në çështjet e kësaj bote dhe paso rrugën e atij i cili më drejtohet kah Unë (me sinqeritet)…” (31: 14-15)

Allahu porositë që njeriu të jetë mirënjohës (falënderues) ndaj prindërve të tij së bashku me mirënjohjen që njeriu e shpreh ndaj Allahut. Gjithashtu, porosit që fëmija të jetë mirëkuptues ndaj tyre në çështje të kësaj bote edhe nëse ata e urdhërojnë që të bëj kufër ndaj Allahut. Dhe nga ky ajet, nënkuptojmë se duhet që njeriu të jetë i afërt me prindërit e tij, t’u bësh mirë atyre edhe nëse ata të bëjnë gjëra të liga.

Të këshilloj që të vazhdosh t’i bësh da’vet në të vërtetën, me shpresën se Allahu do ta udhëzoj atë për shkak teje. Nuk është e lejueshme që t’i bindsh atij në atë që është mëkat. Nëse ke dikë nga të afërmit që është i udhëzuar prej xhaxhallarëve etj., kërkoje edhe ndihmën e tyre në qoftë se ai i respekton dhe fjala e tyre zë vend tek ai, ngase mund që fjala e tyre të ndikoj tek ai. E lusim Allahun që të na udhëzoj neve, ty dhe atë dhe të ja begatoj e të pendohemi tek ai sinqerisht. Me të vërtetë Ai është Dëgjues i lutjeve tona.”

 

 

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/2127
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com