Pyetja:
A lejohet t’i jepet mes’h dy palë çorapeve kur bën ftohtë, pa i hequr ato për një ditë-natë?
***
Përgjigjja:
Falenderuar qoftë Allahu dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij!
Lejohet që çorapeve t’u jepet mes’h nëse ato nuk janë të tejdukshme, dmth.,...
Pyetja:
Kam shpuar hundën dhe dua të pyes nëse duhet të heq unazën nga hunda kur marr abdes, në mënyrë që uji të arrijë në vendin ku është unaza? Apo mund ta lë dhe a mjafton ta kaloj ujin mbi të? A duhet t'i heqë edhe vathët apo mund t'i...
Pyetja:
A lejohet të thërras ezanin pa abdes?
***
Përgjigjja:
Është e pëlqyeshme për muezinin që kur të thërrasë ezanin të jetë i pastër me abdes, por nuk është e detyrueshme. Në këtë temë përcillet një hadith ku thuhet: “Ezanin duhet ta thërrasë vetëm ai që është me abdes.”
Ibn Kudame (Allahu e...
Pyetja:
A konsiderohet larja e qafes pjesë përbërëse e abdesit?
***
Përgjigjja:
Jo, nuk konsiderohet pjesë përbërëse e abdesit larja e qafes, madje një gjë e tillë është bidat (lexo: risi). Larja e qafes nuk përmendet në hadithe, andaj llogaritet bidat.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Pyetja:
A e prish e shara abdesin?
***
Përgjigja:
Jo nuk e prish abdesin e shara, por të prish gojën. Një musliman nuk flet me fjalë ofenduese, një musliman nuk shan, një musliman nuk përdor në gojën e tij fjalë të cilat janë të flliqura. Pejgamberi ﷺ nuk ka qenë i tillë kurrë,...
Pyetja:
A jemi të obliguar të themi çdo herë besmelen para abdesit?
***
Përgjigja:
Besmelaja para abdesit nuk është vaxhib . Imam Ahmedi, ka thënë: "Nuk ka ndonjë transmetim të vërtetë nga Pejgamberi ﷺ, lidhur me besmelen para abdesit." Allahu e di më së miri.
Shejh Ibn Uthejmin, "Kushtet e fesë", (fq.195)
——————————————-
Vaxhib, obligim
Pyetja:
Gjatë marrjes së abdestit në banjë, a lejohet të themi bismilah?
***
Përgjigjja:
Gjatë marrjes së abdestit në banjë nuk lejohet përmendja e emrit të Allahut me gjuhë, e as këndimi i çfarëdo sureje, por përmendja e emrit të Allahut bëhet me zemër, d.m.th. vetëm e bën nijet me zemër dhe kaq.
Allahu...
Pyetja:
A është e lejuar të lyhen thonjtë me llak kur femra është me cikël menstrual?
***
Përgjigjja:
Lyerja e thonjëve me llak në parim është e lejuar, mirëpo pasi gjatë marrjes së abdesit llaku pengon arritjen e ujit në thonjë, atëherë që të jetë abdesi i vlefshëm duhet të largohet llaku tërësisht...
Pyetja:
Ne, femrat kur i kemi sytë të lyer dhe marrim abdes, na lerosen (na zhyten) sytë. A bën që vetëm fytyrën ta lagim, pa i lagur sytë, a e kemi në rregull abdesin?
***
Përgjigja:
Larja e fytyrës është kusht për vlefshmërinë e abdesit. Me fytyrë kuptojmë pjesën që përfshihet nga veshi...
Pyetja:
Nëse gjatë marrjes së abdestit na depërton ujë në lukth pa dashje, a prishet agjërimi?
***
Përgjigja:
Nëse gjatë marrjes së abdestit nga pakujdesia depërton ujë brenda në organizëm, qoftë nga goja qoftë nga hunda, agjërimi prishet ngase uji ka depërtuar brenda në organizëm ndonëse ai është i vetëdijshëm se është agjërueshëm....