“Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut…”
من صام رمضان إيماناً واحتساباً غفر الله له ما تقدم من ذنبه
“Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe duke shpresuar (shpërblimin e Allahut), do t’ia fal Allahu gjynahet e kaluara.”
Kuptimi i Imanit (besimit) këtu është: besimi se Allahu e ka bërë obligim atë (agjërimin e Ramazanit) dhe besimi se në agjërimin të tij ka shpërblim (nga Allahu).
Ndërsa, kuptimi i Ihtisabit është: që personi të shpresojë shpërblimin nga Allahu për agjërimin e këtij muaji.
Shumë prej nesh – dhe Lavdërimet i takojnë Allahut – e falim namazin. Të gjithë falemi dhe agjërojmë gjatë Ramazanit.
Mirëpo, a na vjen në zemrat tona (a e mendojmë) se: ne me të dëshirojmë shpërblimin e Allahut? Dhe se nesër (në ditën e Gjykimit) ta gjejmë atë (shpërblimin e këtyre veprave) tek Allahu?
Shumica e njerëzve janë të shkujdesur ndaj kësaj. Shumica e njerëzve duan vetëm të përmbushin detyrimin dhe as që i mendojnë shpërblimet e tij. Çfarë dua të them është se: është e rëndësishme që adhuruesi t’i mendojë shpërblimet (e adhurimeve).
Andaj, Profeti – Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –, e kufizoi këtë shpërblim, për atë që agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar (shpërblimin e Allahut), e jo në formë zakoni.
🏻Shejkh Muhamed ibn Salih El-Uthejmin – Allahu e mëshiroftë
🖥Burimi: https://youtu.be/oMqkrLd453Y
Përktheu: Shpend Rrustemi




