Pyetja:

Çfarë duhet lutur gjatë të ndenjurit ulur në namaz?

***

Përgjigjja:

Gjatë të ndenjurit ulur në namaz, duhet lexuar tehijaetin

التَّحِيَّاتُ لِلَّهِ، وَالصَّلَواتُ، وَالطَّيِّباتُ، السَّلَامُ عَلَيْكَ أَيُّهَا النَّبِيُّ وَرَحْمَةُ اللَّهِ وَبَرَكَاتُهُ، السَّلَامُ عَلَيْنَا وَعَلَى عِبَادِ اللَّهِ الصَّالِحِينَ. أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسولُهُ.

Et-teḥijjãtu lil-lãhi weṣ-ṣalewãtu, weṭ-ṭajjibãtu, es-selãmu ‘alejke ejjuhen-nebijju we raḥmetull-llãhi we berakãtuhu, es-selãmu ‘alejnã we ‘alã ‘ibãdil-lãhiṣ-ṣãliḥĩn, eshhedu en lã ilãhe il-lAll-llãh, we eshhedu enne Muḥammeden ‘abduhu we rasũluhu.

(Nderimet, madhështimet, lutjet dhe fjalët e dëlira i takojnë Allahut! [1] Paqedhënësi (Es Selamu) qoftë me ty [2], o i Dërguar, dhe po ashtu mëshira dhe begatimet e vazhdueshme të Tij! Paqedhënësi qoftë me ne dhe me robërit e drejtë të Allahut! Dëshmoj se nuk ka të drejtë të adhurohet kush përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij!). [3]

Udha e Besimtarëve

———————————

[1] [Fjalët e dëlira (et –tajibat) janë të gjitha fjalët me kuptim të dëlirë, të bukur, të përsosur, që janë të përshtatshme për lëvdimin dhe lartësimin e Allahut].

[2] [Es Selam është një emër i Allahut, që do të thotë: ‘Paqedhënësi; Shpëtimtari i robërve të Tij prej të këqijave’. Kjo shprehje është sikur të thuash: ‹Allahu qoftë me ty’! Pra, ajo do të thotë: Paqedhënësi (Es Selamu) qoftë me ty, për të të ruajtur nga të këqijat].

[3] Buhariu dhe Muslimi