Pyetja:

Çfarë duhet të përballojë muslimani me durim?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.

Besimi në el-Kada’ uel’l-Kadar (vullneti dhe vendimi hyjnor) është një nga shtyllat e besimit. Besimi i muslimanit nuk është i plotë nëse ai nuk e di se çfarëdo që i ndodh atij nuk mund t’i mungojë dhe çfarëdo që i mungon atij nuk mund t’i ketë ndodhur. Çdo gjë i nënshtrohet vullnetit dhe caktimit të Allahut, siç thotë Allahu: “Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.” (Kader: 49)

Pozita e durimit në lidhje me besimin është si ajo e kokës në raport me trupin. Durimi është një atribut fisnik me pasoja të mira. Ata që janë të durueshëm do të kenë një shpërblim të pakufizuar, siç thotë Allahu në Kuranin Famëlartë: “Vetëm ata që janë të durueshëm do ta marrin shpërblimin e tyre të plotë, pa llogari.” (Zumer: 10)

 Të gjitha vuajtjet dhe fatkeqësitë që ndodhin në tokë, ose i ndodhin individit, ose pasurisë ose familjes së tij, etj., ishin të njohura për Allahun para se të ndodhnin, Ai i ka shkruar ato në Lehvi Mahfudh (Librin e ruajtur) siç thotë Allahu në Kuran: “Asnjë fatkeqësi nuk godet në tokë e as në veten tuaj, por ajo është e shënuar në Librin e caktimit (Lehvi Mahfudh) para se të ndodhë ajo. Vërtet, kjo është e lehtë për Allahun.” (Hadid: 22)

Nuk ka rëndësi se çfarë fatkeqësie i ndodh njeriut, ajo është e mirë për të, pavarësisht nëse e di apo jo, sepse Allahu nuk cakton asgjë tjetër përveç se është e mirë, siç thotë Ai në Kuran: “Thuaj: “Nuk do të na ndodhë asgjë përveç asaj që na ka caktuar Allahu. Ai është Ndihmëtari ynë (Zoti, Ndihmësi dhe Mbrojtësi).” Dhe tek Allahu le të mbështeten besimtarët.” (Teube: 51)

 Çdo fatkeqësi që ndodh, ndodh me lejen e Allahut. Sikur të mos kishte dashur, nuk do të ndodhte, por Allahu e lejoi të ndodhte dhe e caktoi, dhe kështu ndodhi. Allahu thotë: Asnjë fatkeqësi nuk ndodh, por me leje [d.m.th. Vendimi dhe Kaderi (Paracaktimet Hyjnore)] të Allahut, dhe kushdo që beson në Allahun, Ai e udhëzon zemrën e tij (në besimin e vërtetë) me siguri, d.m.th., ajo që i ka ndodhur atij i është shkruar tashmë nga Allahu nga Kaderi (Paracaktimet Hyjnore)]. Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (Tagabun: 11)

Kur njeriu e di se të gjitha fatkeqësitë ndodhin me vullnetin dhe urdhrin e Allahut, atëherë ai duhet të besojë, të nënshtrohet dhe të jetë i durueshëm. Shpërblimi i durimit është Xheneti, siç thotë Allahu: “Dhe shpërblimi i tyre do të jetë Xheneti dhe petkat e mëndafshta, sepse ata bënë durim.” (Insan:12)

 Thirrja (daveti) është një mision i madh dhe ai që e merr përsipër është i ekspozuar ndaj një dëmi dhe fatkeqësie të madhe. Prandaj Allahu e ka urdhëruar për durim të Dërguarin e Tij dhe Pejgamberët e tjerë: “Prandaj bëhu i durueshëm (o Muhamed) siç bënë të dërguarit me vullnet të fortë.” (Ahkaf: 35)

Allahu i ka udhëzuar besimtarët, nëse i shqetëson ndonjë çështje ose i godet ndonjë fatkeqësi, të kërkojnë ndihmë me durim dhe namaz, në mënyrë që Allahu t’ua lehtësojë shqetësimin dhe t’u japë rrugëdalje: “O ju që besuat! Kërkoni ndihmë në durim dhe namaz. Vërtet, Allahu është me durimtarët.” (Bekare: 153)

 Besimtari duhet të durojë atë që ka caktuar Allahu, të jetë i durueshëm në bindjen ndaj Allahut dhe të jetë i durueshëm në largimin nga mëkati. Kushdo që bën durim, Allahu do t’i japë atij një shpërblim të pa fund në Ditën e Kiametit, siç thotë Allahu: “Vetëm durimtarët do ta marrin shpërblimin e tyre të plotë, pa masë.” (Zumer: 10)

Besimtari në veçanti shpërblehet si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sa e mrekullueshme është çështja e besimtarit, sepse të gjitha punët e tij janë të mira dhe kjo nuk është për askënd përveç besimtarit. Nëse i ndodh diçka e mirë, ai falënderon, dhe kjo është e mirë për të, e nëse i ndodh diçka e keqe, e duron me durim dhe kjo është e mirë për të.” [1]

 Allahu na ka mësuar se çfarë duhet të themi kur godet fatkeqësia dhe ka thënë se ata që janë të durueshëm do të kenë një pozitë të nderuar te Zoti i tyre. Allahu thotë në Kuran: “… por ti jepju myzhde besimtarëve. Të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Vërtet, të Allahut jemi dhe me të vërtetë tek Ai do të kthehemi.” (Bekare: 155-156)

islamqa.info

——————————–

[1] Muslimi 2999

Comments are closed.