Pyetja: I dëgjojmë shumë vëllezër që i përdorin ajetet Kuranore si shembuj p.sh. sikurse fjala e Allahut

“Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.”(El Gashije: 7) dhe fjalën e Tij: “Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t’ju kthejmë përsëri në të” (Taha: 55) a është kjo e lejuar apo jo? E nëse është e lejuar në cilat raste mund të përmenden dhe të përsëriten, Allahu ju shpërbleftë?

Përgjigja: S’ka gjë nga përdorimi si shembuj i ajeteve Kuranore nëse është për ndonjë synim të drejtë sikur të thotë: Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri, apo thotë: Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t’ju kthejmë përsëri në të dhe ka për synim përkujtimin me raportin e njeriut me tokën apo se ai është krijuar prej saj dhe kthehet në të pas vdekjes e pastaj Allahu e ngjall prej saj. Të marrit shembuj ajetet Kuranore nëse nuk është me qëllim të përbuzjes apo shakasë s’ka gjë ndërsa nëse bëhet në formë të përbuzjes dhe shakasë atëherë kjo llogaritet dalje (ridde) nga Islami. Ngase kush bën shaka me Kuranin Fisnik apo me diç prej përmendjes së Allahut të lartësuar apo përqesh diç prej tyre veçse ia ka dalë nga feja Islame. Sikur që thotë Allahu i lartësuar:

“…Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të Dërguarin e Tij talleni? Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar.” (Et Tevbe: 65-66) prandaj duhet ta madhërojmë Kuranin dhe ta respektojmë atë.

 

Shejh Feuzani / Përktheu : Driton Lekaj