Pyetja: Mundohem ta kaloj kohën time duke lexuar Kuranin Fisnik por, unë belbëzoj dhe kam shumë gabime gjatë leximit të tij, a kam mëkat për këtë?

Përgjigja: Për sa i përket leximit të Kuranit ti e lexon atë sipas gjendjes tënde por, nëse gabon gjatë leximit atëherë je i detyruar ta përmirësosh atë apo të kërkosh nga dikush që din përmendësh më shumë se ti dhe e lexon më me përsosmëri që ta përmirëson gabimin dhe të mësosh prej tij atë që të nevojitet nëse ke mundësi për këtë. E nëse nuk ke mundësi atëherë lexon në bazë të mundësive tuaja edhe në qoftë se gjen vështirësi. Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Ai që e lexon Kuranin dhe belbëzon gjatë leximit të tij dhe atij kjo i vjen e vështirë i ka dy shpërblime.”[ Muslimi në Sahihun :1/549].

Kështu që mos e lë leximin por, sa të kesh mundësi t’i përmirësosh gabimet e tuaja atëherë veproje atë.

Shejh Feuzani / Perktheu: Driton Lekaj