Pyetja:

Çfarë lexonte Profeti ﷺ në namazin e sabahut?

***

Përgjigjja:

Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh: Na ka treguar Husejn bin Ali nga Zaideh: Na ka treguar Simak bin Harbin: Nga Xhabir bin Semurah se ka thënë: “Profeti ﷺ në namazin e sabahut lexonteKaf. Uel-Kuranil-Mexhid”. [Kaf]. Ndërsa namazi i tij më pas ka qenë i lehtë (më i shkurtër).” [1]

Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxh’hi thotë: Nga fjala e tij: “Ndërsa namazi i tij më pas ka qenë i lehtë (më i shkurtër)” përfitohen dy kuptime:

E para: Është për qëllim se namazet e tjera pas namazi ttë sabahut -e ato janë namazi drekës, namazi ikindisë, namazi i akshamit dhe namazi i jacisë-, kanë qenë më të shkurtër sesa namazi i sabahut.

E dyta: Është për qëllim se namazi i tij ﷺ i sabahut pas kësaj (here) ka qenë më i shkurtër.

Por kuptimi i parë është më i sakti. Ngase Profeti ﷺ vazhdoi ta lexonte këtë sure (Kaf) derisa u nda nga kjo botë. Po ashtu në namazin e sabahut ka lexuar suren “Tur” në haxhin e lamtumirës, e kjo ka qenë nga fundi i jetës së tij ﷺ.

“Teufiku er-Rabbil- Mun’im bi Sherh Sahih el-Imam Muslim” vëll. 2

Përktheu: Unejs Sheme

———————————

[1] Muslimi