Pyetja:
Çfarë të themi kur vuajmë nga ngacmimi i dyshimit në besim?
***
Përgjigjja:
T’i lutemi Allahut për mbrojtje, duke thënë: “Eudhu bil-lahi minesh-shejṭanirr-rraxhim.” (I mbështetem Allahut të më mbrojë nga shejtani i mallkuar) [1]
Të heqim vëmendjen nga kjo gjë. Të themi: “Amentu bil-lahi we rusulihi” (Besova në Allahun dhe të Dërguarit e Tij). [2]
Të lexojmë fjalën e Allahut: “Ai është i Pari (s’ka asgjë para Tij, Ai është i Pafillim) dhe i Mbrami (s’ka asgjë mbas Tij, Ai është i Pambarim), më i Larti (s’ka asgjë mbi Të) dhe më i afërti (asgjë nuk është më afër, e më pranë gjërave se Ai me dijen e Tij). Ai është i Dijshëm për çdo gjë.” (Hadid: 3) [3]
Ish-muftiu i Arabisë Saudite, shejh Ibn Baz
Përktheu: Suad Shabani
—————————
[2] Muslimi
[3] Ebu Davudi