Pyetja:

Unë kam një pyetje në lidhje me davetin. Unë po mundohem t’i bind vëllezërit e mi muslimanë që t’u bëjnë davetë jomuslimanëve, por ai tha që ne fillimisht duhet t’i rregullojmë muslimanët, sepse muslimanët nuk falin namazin etj., kështu që argumenti ishte se a është më mirë të përgjysmosh një mijë punëtorë në një kompani dhe t’i përmirësojmë ata apo për të marrë një mijë të tjera, kështu është edhe daveti farz.

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Ajo që duket të jetë rasti bazuar në kuptimin e përgjithshëm të dëshmive sheriatike në lidhje me këtë është se thirrja e njerëzve tek Allahu i Lartësuar është një obligim i përbashkët (farz kifaje) mbi umetin dhe është një obligim individual (farz ajn) mbi çdo musliman, sipas nivelit të aftësive dhe njohurive të tij. Profeti ﷺ ka thënë: “Transmetoni prej meje qoftë edhe (vetëm) një ajet” [1]

Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë, në komentimin e tij të së parës në të cilën Allahu i Lartësuar thotë: “Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.” (Ali Imran: 104)

Ajo që nënkuptohet me këtë ajet është se duhet të ketë një grup të këtij umeti që e kryejnë këtë mision; megjithatë, kjo është gjithashtu e detyrueshme për çdo individ të umetit sipas mundësive të tij, siç është vërtetuar në Sahih Muslim se Ebu Hurejra ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush prej jush sheh nje te keqe le ta ndryshoje ate me doren e tij e nese nuk mundet atehere me gjuhen e tij e nese nuk mundet atehere me zemren e tij, por ky eshte besimi me i dobet.” Sipas një versioni tjetër: “Përtej kësaj nuk ka as një vlerë besimi sa një kokërr mustardë.” [2]

Shejh Abdul-Aziz ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Dëshmitë nga Kurani dhe Suneti tregojnë se është obligim thirrja e njerëzve tek Allahu i Lartësuar dhe se kjo është një nga detyrat e detyrueshme. Dëshmitë për këtë janë të shumta, siç janë ajetet në të cilat Allahu i Lartësuar thotë: “Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.” (Ali Imran: 104)

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!” (Nahl: 125)

“…dhe ti thirr te Zoti yt e kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve.” (Kasas: 87)

“Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje.” (Jusuf: 108)

Pra, Allahu i Madhëruar ka shpjeguar se pasuesit e të Dërguarit ﷺ janë ata që i thërrasin njerëzit tek Allahu; ata janë njerëz të mprehtë. Ajo që kërkohet, siç dihet, është ta ndjekësh atë dhe t’i përmbahesh rrugës së tij, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (Ahzab: 21)

Dijetarët kanë thënë qartë se thirrja e njerëzve tek Allahu i Lartësuar është obligim i përbashkët (farz kifaje) në lidhje me rajonet në të cilat banojnë thirrësit, sepse çdo rajon dhe zonë ka nevojë për davet (thirrje) dhe nevoja për persona që janë aktivë në këtë fushë. Pra është një detyrim i përbashkët; nëse një numër i mjaftueshëm njerëzish e marrin përsipër atë, detyra u hiqet të tjerëve dhe për të tjerët daveti bëhet një Sunet i vërtetuar (Sunnet Mu’akkadeh) dhe një vepër e mirë e madhe.

Por, nëse njerëzit e një zone apo rajoni të caktuar nuk e marrin përsipër davetin, barrën e mëkatit e bartin të gjithë ata dhe bëhet e detyrueshme për të gjithë ata; çdo person duhet të marrë përsipër t’i thërrasë njerëzit në Islam, sipas mundësive të tij. Megjithatë, në përgjithësi, në lidhje me çdo vend, ajo që kërkohet është që të ekzistojë një grup i përkushtuar ndaj misionit të thirrjes së njerëzve tek Allahu, i Madhëruar dhe i Lartësuar, në të gjithë botën, për të përcjellë mesazhin e Allahut dhe të shpjegojë urdhrin e Allahut me të gjitha mjetet e mundshme, sepse i Dërguari ﷺ dërgoi thirrës dhe u dërgoi letra njerëzve, mbretërve dhe sundimtarëve, duke i thirrur ata tek Allahu i Lartësuar. [3]

Së dyti:

Nuk ka fare nevojë për dallime se cila punë duhet të ketë përparësi: thirrja e muslimanëve apo thirrja e jomuslimanëve. Ai të cilit Allahu ia mundëson të bëjë ndonjë nga këto, duhet të vazhdojë me të. Ka disa muslimanë që janë të mirë në thirrjen e jomuslimanëve, sepse Allahu u ka dhënë atyre aftësinë për t’i shpjeguar gjërat qartë ose për t’i bindur njerëzit lehtësisht, ose Ai i ka mundësuar atij të mësojë gjuhën e jomuslimanëve të cilët ai po i thërret, ose për shkak të natyrës së punës së tij, pasi ka shumë jomuslimanë me të, ose sepse ai udhëton në vendin e tyre ose për shkak se ka një fqinj që është jomusliman, etj.

Në raste të tilla ne i themi individit: Vazhdo dhe thirri këta njerëz me urtësi dhe predikim të bukur, me prova të qarta dhe me durim në trajtimin e tyre.

Dhe ka disa muslimanë që janë të mirë t’i thërrasin shokët e tyre muslimanë, për shkak të disa gjërave që janë përmendur më lart; ose sepse nuk ka durim të thërrasë jomuslimanët; ose sepse ka aftësi për të bindur dhe debatuar në çështje të ndryshme dhe për të vendosur prova të qarta; ose sepse ai është njohës i mirë i disa degëve të dijes islame që mund t’i nevojiten më shumë atij që thërret muslimanë sesa atij që thërret jomuslimanë.

Qëllimi i gjithë kësaj është të thuhet se nuk ka nevojë për mosmarrëveshje apo argumente, e lëre më përçarje rreth kësaj çështjeje. Të dyja janë të nevojshme sipas sheriatit dhe çdo personi do t’i mundësohet të bëjë atë për të cilën është krijuar. Ai që konstaton se ka interes dhe është në gjendje të punojë në njërën nga dy fushat, të mos denoncojë askënd që punon në fushën tjetër, sepse të dy janë të mirë dhe të nevojshëm dhe asnjëra nuk ka përparësi ndaj tjetrës. Ne nuk dimë ndonjë nga da’ijat (thirrësit) e hershëm që të ketë thënë: Ne do të përmbahemi nga thirrja e jobesimtarëve derisa të rregullojmë çështjet e muslimanëve. Kur do të ndodhë kjo?!

Për më tepër, ne nuk njohim dikë që thotë se duhet të përmbahemi nga thirrja e muslimanëve, mësimi i tyre dhe rregullimi i punëve të tyre në mënyrë që të fokusohemi në thirrjen e jomuslimanëve dhe sjelljen e tyre në Islam.

Nuk ka vend për konflikt në davet; përkundrazi është detyrë e çdo muslimani, secili sipas asaj që mund të bëjë dhe çfarë i ka dhënë Allahu nga dituria, durimi, pasuria e kështu me radhë.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

————–

[1] Buhariu (3461)

[2] Tefsir Ibn Kethir, 2/78

[3] Mexhmu Fetaua Ibn Baz, 1/330