Pyetja:

Unë kam një fëmijë që është 11 muajsh dhe ndonjëherë i ndërroj rrobat para tij. A lejohet kjo? Sa vjeç duhet të jetë fëmija kur nuk lejohet të heq rrobat e mia para tij, apo të vesh rroba të shkurtra në shtëpi me burrin para tij?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Nëse fëmija e kupton se çfarë është avreti (pjesë private të cilat duhet të mbulohen publikisht), atëherë nuk i lejohet gruas që ta zbulojë avretin e saj para tij. Por nëse nuk kupton sepse është i vogël, atëherë lejohet. Nëse një fëmijë është katër ose pesë vjeç, ai mund ta kuptojë këtë çështje. Çështja është se nëse ai kupton dhe veprimet e tilla do t’i mbesin në mendje, atëherë nuk i lejohet një gruaje të zbulojë para tij avretin (pjesët e turpshme).

islamqa.info