1. Kur thirret ezani, përsërisim fjalët që thotë muezini, me përjashtim të shprehjeve hajje ‘aleṣ-ṣalãh, hajje ‘alel felãḥ (Eja në namaz, eja në shpëtim)’, pasi në vend të tyre themi:

لَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ.

Lã ḥawle we lã ḳuwwete il-lã bil-lãh.

(S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut).[1]

  1. Menjëherë pasi muezini thotë dy shprehjet e dëshmisë “Eshhedu en lã ilãhe il-lall-llãh, eshhedu enne Muḥammeden Rasũlull-llãh”, themi:

وَأَنَا أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، رَضِيتُ بِاللَّهِ رَبًّا، وَبِمُحَمَّدٍ رَسُولًا، وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا.

We ene eshhedu en lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke lehu, we enne Muḥammeden ‘abduhu we rasũluhu. Raḍĩtu bil-lãhi  Rabben, we bi Muḥammedin rasũlen, we bil Islãmi dĩnen.

(Edhe unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Pashoq, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut. Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Muhamedin si të Dërguar dhe me Islamin si fe).[2]

  1. Mbasi përsërisim shprehjet e ezanit pas muezinit bëjmë salavatë për Pejgamberin.
  2. Pas salavatit themi:

اللَّهُمَّ رَبَّ هَذِهِ الدَّعْوَةِ التَّامَّةِ، وَالصَّلَاةِ الْقَائِمَةِ، آتِ مُحَمَّدًا الوَسِيلَةَ وَالْفَضِيلَةَ، وَابْعَثْهُ مَقَامًا مَحمُودًا الَّذِي وَعَدْتَهُ، [إِنَّكَ لَا تُخْلِفُ الْمِيعَادَ].

All-llãhumme rabbe hãdhihid-da’ëwetit-tãmmeh, weṣ-ṣalãtil ḳãimeh, ãti Muḥammedenil wesĩlete wel faḍĩlete, web’athhu meḳãmen maḥmũden el-ledhĩ we’adtehu [inneke lã tuḣliful-mĩ’ãd].

(O Allah! Zoti i kësaj thirrjeje të përkryer e të pandryshueshme dhe i namazit që do të falet! Jepi Muhamedit Uesile-n (pozitën më të lartë në Xhenet) dhe Fadile-n (gradën e epërsisë ndaj të tëra krijesave) dhe ngrije atë në vendin e lavdishëm (ndërmjetësimin e madh në Ditën e Gjykimit). [Vërtet, Ti nuk e shkel premtimin!]).[3]

  1. Të bëjmë lutje për vetveten ndërmjet ezanit dhe ikametit, pasi lutja në këtë kohë pranohet.[4]

Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit) 

[1]Buhariu dhe Muslimi.

[2]Muslimi.

[3]Buhariu, porse shtojcën në kllapat katrore e shënon vetëm Bejhakiu. Për këtë shtojcë Ibn Bazi në «Tuhfetul Ahjar» thotë se ka sened të mirë.

[4]Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi (Irvaul Galil).